Lajme

Astrit Haraqija vjen me një “përgjigje” për ata që po e kritikojnë LDK-në, për mos arritjen e narrëveshjes me VV-në

12/11/2019 21:49
nga:Gazeta Blic

Ish- ministri i Kulturës nga radhët e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Astrit Haraqija ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të fundit që po bëhen, se LDK është fajtore për zvarritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Lidhja Demokratike e Kosovës i realizon gjithmonë ato që i premton.

Haraqija ka shkruar se pa LDK-në nuk do të ishte as shteti i Kosovës.

Reagimi i plotë:

O leni more LDKnë se nuk ik ,
Ato që thotë LDKja i realizon,
Pa LDK ë s”do ishte ky shtet,
A pajtona une me udheheqje a spajtona pak ka rendësi.
Zoti bekoftë LDKnë,
Zoti bekoftë Presidentin RUGOVA
Zoti bekoftë DARDANIN

Ndryshe, sot ka pasur një takim ndërmjet Isa Mustafës e Albin Kurtit, por pa sukses.

Ndërkohë, burime të Gazetës Blic kanë paralajmëruar se marrëveshja për bashkëqeverisje mund të arrihet deri në fund të javës.

Sipas këtyre burimeve, VV do të pranoj kërkesën e LDK-së për postin e presidentit.

Për më shumë detaje lexojeni tekstin në vazhdim:

Marrëveshja VV-LDK gjatë javës: Vetëvendosje mund të “dorëzohet” përballë Isa Mustafës për postin e presidentit?!

01/16/2020 19:10

Haraqija: Do të rikthehem në politikë