Lajme

Astrit Haraqija me një ‘analizë’ për “Qeverinë Kurti”: Çka mund të pres nga një kopje e mësuesve të tij, Hashim Thaçit e Kadri Veselit

10/27/2019 15:35
nga:Gazeta Blic

Ish – ministri i Kulturës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Astrit Haraqija e ka analizuar “Qeverinë Kurti”.

Ai ka theksuar se nuk pret shumë nga Kurti. Sipas tij, Lideri i VV-së nuk do të Ketë sukses, sepse do të jetë kopje e siç tha ai mësuesve të tij, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

“Çka mendoj për Albin Kurtondihet botërisht.
Unë i respektoj votuesit e Vetëvendosjes, sa janë 200,000”, tha Haraqija.

Një nga ish- bashkëpunëtorët e Ibrahim Rugovës, ka theksuar se nuk pret shumë nga Kurti, nëse ai bëhet kryeministër.

“Nuk pres asgjë nga Kurti. S’ke çka pret nga kopja. Kopja zakonisht është dështim. Ai mundohet t’i imitoj mësuesit e tij: Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Plus ka dëshirë t’i ngjajë Ramush Haradinajt për forcë”, tha Haraqija.
Sipas tij, kopja zakonisht dështon.

“Kurrë pionirin mos e bëjë marshall se kujton qe është lehtë e bie në gropë. Shyqyr që jeta është me gjatë se nje mandat. Kali i bardhë po të pret, por amanet po ia la si plak i ri, ‘kur zbret prej kalit mos harro me ecë”, tha Haraqija.

Ndryshe, Haraqija në vazhdimësi e kishte akuzuar Vetëvendosjen se është krijuar nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Në nën tjetër, vetë Kurti ka paralajmëruar se shpejt do ta formojë Qeverinë e re.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për KosovaPress, shprehu besimin e tij se nuk do të ketë asnjë pengesë që s’do të tejkalohet me LDK-në për të formuar qeverinë e ardhshme.

Kreu i VV-së, Albin Kurti, që sipas rezultateve preliminare, partia e tij ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, thotë se të hënën në takimin e grupeve punuese me LDK-në, do të diskutohet për çështje ekonomike, teksa bëri të ditur se shumë shpejt pritët të diskutojë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Kurti i cili po synon të bëhet kryeministër, thotë se ende nuk i kanë ndarë postet ministrore, pasi sipas tij fokusi fillimisht është te riorganizimi i tyre.

Fituesi i zgjedhjeve, gjithashtu shprehu insistimin e tij që nuk do të lidhin koalicion me Listën Serbe, teksa për takimet me komunitetet tjera pakicë, Kurti thotë se të gjithë kanë shprehur interesim që të përfshihen në qeverisjen e tij.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Dy parti këto që po synojmë të formojnë qeverinë e ardhshme./ Gazeta Blic

Albin Kurti jep detaje të reja për koalicionin me LDK-në

12/12/2019 00:09

“LDK e zuri në befasi Vetëvendosjen”