Astrit Gashi
Lajme

Astrit Gashi: LDK është duke u vonuar, kërkesën e Vetëvendosjes duhet ta shohë si apel

08/20/2019 22:13
nga:Blerim Halili

Analisti Astrit Gashi ka thënë se LDK është duke u vonuar dhe se kërkesën e Vetëvendosjes për koalicion duhet ta shohë më shumë si apel sesa si kërcënim, njofton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se kërkesa e Vetëvendosjes ndaj LDK-së që sa më shpejt të vendoset nëse do të shkojë në zgjedhje bashkë apo ndaras, është shumë e drejtë.

“LDK në tërësi është duke u vonuar, prandaj kërkesën e VV duhet ta sheh më shumë si apel sesa si kërcënim. Nganjëherë mundesh me qenë më i miri dhe më i forti, por po u vonove nuk të mjafton”, është shprehur ai.