Lajme

Asociacioni i gazetarëve serbë reagon pas sulmit ndaj ekipit të Gazeta Blic në veri të Mitrovicës

03/24/2020 11:02
nga:M K

Disa nga figurat politikë reaguan, disa të tjerë ngurruan, por ajo që është e rëndësishme, këto raste sa na bëjnë më të fortë në këtë profesion fisnik.

Ekipi i GazetaBlic dje në veri të Mitrovicës u sulmua nga persona të panjohur, përderisa ishin duke punuar lidhur me masat parandaluese shtetërore lidhur me luftën ndaj koronavirusit, përcjell GazetaBlic.

Dje në mbrëmje reagoi edhe asociacioni i gazetarëve të Kosovës bashkë me zyrën për media të OSBE’së me seli në Vjenë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm aktin e djeshëm e ka dënuar edhe instituti ndërkombëtar i shtypit, kurse para pak çastesh është prononcuar edhe asocioacioni i gazetarëve serbë dhe atyre serbë në Kosovë.

“Asociacioni i gazetarëve serbë dhe atyre serbë në Kosovë dënon sulmin ndaj ekipit të GazetaBlic, të kryer dje në veri të qytetit të Mitrovicës, ku gazetarët në fjalë, Nebih Maxhuni, Diamant Bajra e kameramani Arsim Rexhepi ishin duke kryer punën e tyre. Ne kërkojmë që autoritetet kompetetente t’i kryejnë përgjegjësitë e tyre dhe ky rast të zbardhet sa më shpejt”, thuhet më tej në njoftim.

/GazetaBlic/

05/08/2020 17:14

Kolegji UBT e humb “betejën” edhe në KMSHK