Lajme

Asnjë rast pozitiv me koronavirus në Shqipëri

03/01/2020 10:30
nga:Norë Kelmendi

Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një deklaratë për sa i përket masave të Koronavirusit.

Eugena Tomini, përfaqësuese e Task Forcës tha se janë testuar tre raste të dyshuara, por rezultuan negative, raporton Top-Channel përcjell Klan Kosova.

“Në total janë dyshuar 29 raste, por të gjitha kanë rezultuar negative. Po kryhen survejimet për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë monitoruar në total 13 mijë e 762 udhëtarë. Rekomandojmë udhëtarët që kanë fluturuar drejt zonave të prekura të vetëkarantinohen”, tha ajo.

06/03/2020 20:09

I infektuari me COVID-19 nga Obiliqi, punëtor i KEK-ut