Sporti

Asnjë rast me koronavirus tek skuadra e Gjilanit

05/22/2020 22:06
nga:Mergim Rreci

SC Gjilani ka njoftuar që të gjithë futbollistët e skuadrës të testuar për koronavirus kanë rezultuar negativisht. 

Futbollistët e skuadrës janë testuar ditën e sotme, gjithashtu para disa minutave kanë pranuar rezultatet e tyre, përcjell GazetaBlic.

Komunikata e plotë e klubit

“SC Gjilani njofton opinionin se ka përfunduar me suksese testet për ‘COVID-19’.

Futbollistët, stafi teknik dhe personeli i klubit janë nënshtruar testeve në mëngjesin e së premtës në Institutin e Shëndetit Publik në Gjilan, me ç’rast të gjithë kanë rezultuar negative.

Skuadra merr kështu konfirmimin për t’i vijuar seancat stërvitore në prag të rifillimit të edicionit 2019/20.

Gjithashtu, Sport Club “Gjilani” u bën thirrje që të tregoheni të kujdesshëm dhe të rrespektoni rregullat e vëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë”