Sporti

Asnjë rast me koronavirus te KF Drenica

05/29/2020 20:30
nga:Mergim Rreci

Gjatë ditës së sotme , KF Drenica ka marrë rezultatet nga IKSHKP, në lidhje me testimet e bëra për COVID-19.

Klubi ka njoftuar që nuk ka futbollistë të prekur me koronavirus, përcjell GazetaBlic.

Testimet për zyrtarët dhe lojtarët e KF Drenica janë bërë të martën me 26.05.2020, në ambientet e KF Drenica, ndërsa sot (29.05.2020) klubi edhe zyrtarisht ka marrë rezultet ku të gjitha rezultatet janë negative.

Ja komunikata e plotë e klubit

“Gjatë ditës së sotme , KF Drenica ka marrë rezultatet nga IKSHKP, në lidhje me testimet e bëra për COVID-19.

Të gjithë futbollistët dhe stafi kanë rezultuar negativ, dhe kështu tashmë ekipi është i gatshëm për ndeshjën gjysmëfinale e cila zhvillohet të martën perballë Prishtinës, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Testimet për zyrtarët dhe lojtarët e KF Drenica janë bërë të martën me 26.05.2020, në ambientet e KF Drenica, ndërsa sot (29.05.2020) klubi edhe zyrtarisht ka marrë rezultet ku të gjitha rezultatet janë negative.

Na prift e mbara!”

/GazetaBlic/