Sporti

Asnjë rast me koronavirus, Real Madridi konfirmon rikthimin në stërvitje

05/08/2020 17:57
nga:M K

Real Madridi të hënën u rikthehet stërvitjeve, pasi u konfirmua se asnjë nga lojtarët apo stafi nuk janë infektuar me koronavirus.

Të gjithë punonjësit i kryen testet, teksa me të mësuar faktin se janë të gjithë negativë, atëherë nuk ka më çka të pritet, përcjell GazetaBlic.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter”, madrilenët kanë konfirmuar se stërvitjet do të jenë individuale deri më datën 18 Maj, kur edhe pritet të kalojnë në grupore.

Lojtarëti gjithashtu do t’u përmbahen masave dhe rregullave të vëna nga autoritetet në Spanjë.

/GazetaBlic/

09/30/2020 23:21

Sërish minimalisht – Real Madridi arkëton fitoren e dytë radhazi