Lajme

Asnjë i dyshuar për koronavirus në 24 orët e fundit në Podujevë

03/23/2020 15:15
nga:Norë Kelmendi

Komuna e Podujevës ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar me COVID-19.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, komuna ka njoftuar se gjendja e dy të infektuarëve të tjerë me COVID-19 është stabile dhe se ekipi mjekësor i QKMF në Podujevë vazhdimisht është në kontakt me familjet e tyre në Dumnicë dhe Bradash.

 

“Komuna, përmes donatorëve ka shpërndarë pako ushqimore dhe higjienike te familjet me gjendje më të rëndë në tri fshatrat që po mbahen në karantinë, por edhe te familjet e tjera me gjendje të rëndë sociale, që janë në evidencën e Komunës”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/KomunaEPodujeves/posts/2571903916392636

 

06/29/2020 10:55

Shkencëtarët: Këto kafshë do na ndihmojnë t’i japim fund koronavirusit