Showtime

Askush nuk e priste! Dafina dhe Noizy kalojnë natën bashkë, publikohen fotot

09/14/2018 12:58
nga:Natyra

Noizy dhe Dafina dikur nuk kanë pasur raporte të mira më njeri-tjetrin, shkruan GazetaBlic.

Por sic duket gjithçka ka mbetur në të kaluarën.

Dyshja, pas konfirmimit në njëfarë mënyre të bashkëpunimit të tyre, tani duket se po kalojnë edhe kohë bashkë.

‘A don love a don sex’ është titulli i këngës që Noizy dhe Dafina do të sjellin së bashku.

Në disa postime në llogaritë e tyre ‘Instagram‘, shihet se Dafina ka qenë e ftuara e reperit për një darkë të cilën duket se e ka përgatitur ai vetë.

Se a kanë diçka më shumë se shokë Dafi dhe Noizy pritet të zbulohet.

Ndryshe, projekti i fundit i Noizyt është ‘Peace&Love’ që ka arritur 4 milionë shikime në YouTube.

Ndërsa Dafina së fundi ka bashkëpunimin më ‘Lumi B’Kalon’ që u dëgjua mjaft shumë pothuajse u bë hit i kësaj vere./GazetaBlic/ N.S