Sporti

Asgjë serioze për Leaon, lojtari pritet të mungojë në vikend, por do jetë gati për Superkupën e Italisë

12/09/2025 16:13
nga:Lorik J

AC Milan ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me gjendjen e Rafa Leaos pas dëmtimit të tij kundër Torinos.

Sulmuesi i Milanit u lëndua në pjesën e parë dhe nuk mundi të vazhdonte, duke lënë vendin e tij për Samuele Riccin, shkruan GazetaBlic Sport.

“Skanimi MRI që lojtari iu nënshtrua sot pas një tendosjeje në muskulin e djathtë gjatë ndeshjes Torino-Milan përjashtoi çdo dëmtim të muskujve. Leao tashmë ka filluar trajtimet e nevojshme për të zgjidhur problemin”, shkruhet në njoftimin e klubit kuqezi.

Ai ka shumë mundësi të humbasë ndeshjen e ligës të së dielës në orën 12:30 në San Siro kundër Sassuolos, por mund të përfshihet me ekipin për Superkupën e Italisë, e planifikuar për 18-22 dhjetor në Arabinë Saudite.

/GazetaBlic Sport/