Sporti

Asamoah: Nuk e morëm seriozisht virusin, tani gjendja është e tmerrshme!

03/25/2020 21:35
nga:Lorik J

Italia është shteti më i goditur nga pandemia që është përhapur në të gjithë botën.

Mbrojtësi i krahut të Interit, Kwadwo Asamoah ka rrëfyer sesi koronavirusi ka shpërthyer në Itali, përcjell GazetaBlic.

Ai thotë se ky grip është i rëndë dhe po e frikëson popullin italian dhe jo vetëm.

“Gjendja në Itali tani është përkeqësuar dhe unë do të them që nuk është e mirë. Unë jam mirë, por kushtet këtu janë shumë të këqija”, tha Asamoah.

“Nuk ka qenë e lehtë. Ne nuk e morëm seriozisht këtë gjë në fillim. Njerëzit ende po merreshin me aktivitetet e tyre të përditshme, kjo është arsyeja pse virusi është përhapur me të vërtetë kaq shpejt “.

Vlen të theksohet se 70,000 raste të prekura me koronavirus janë të konfirmuara tani në Itali, kurse të vdekur janë mbi 7,000.

/GazetaBlic.