Lajme

Asamblisti i AAK-së: Kryesuesin e zgjodhëm në mënyrë të ligjshme. Nuk shkojmë në koalicion me Haskukën

02/13/2020 17:27
nga:Gazeta Blic

Asamblisti i AAK-së, Ilir Baldedaj ka folur për Gazeta Blic pas zhvillimeve të fundit në qeverisjen e Komunës së Prizrenit.

Ai ka theksuar se zgjedhja e Kryesuesit të Asamblesë nga opozita, është i ligjshëm.

“ Kryesusi është zgjedhur në mënyrë të ligjshme, sipas procedurave të udhëzimit administrativ që buron nga ligji i vetqeverisjes lokale. Presim nga ministria që ta konfirmoj ligjshmerinë e procedurës”, tha ai.

I pyetur nëse AAK ka ofertë nga Haskuka për koalicion, a do të hynin në bashkëqeverisje, ai tha se si aprti nuk hyjnë me dikë që po keqqeverisë.


Intërvista e plotë:

Gazet Blic: Opozita sot e zgjodhi Kryesuesin e Asamblesë nga radhët e saja. Por VV e LDK po e kontestojnë, a mund të shkarkohet Kryesuesi i sapozgjedhur?

Ilir Baldedaj: Aleanca asnjëherë nuk ka qenë bllokuse e proceseve. Sot, AAK-ja ka mbështetur knadidaturën e opozitës për kryesus të Asamblesë. AAK në fillim të mandatit ka treguar që do të jemi opozitë konstruktive edhe në interes të qytetarve në vazhdimësi, do të jemi konstruktiv si opozitë.

Gazeta Blic: A mendoni që zgjedhja e tij është e ligjshme?

Ilir Baldedaj: Kryesusi është zgjedhur në mënyrë të ligjshme, sipas procedurave të udhëzimit administrativ që buron nga ligji i vetqeverisjes lokale. Presim nga ministria që ta konfirmoj ligjshmerinë e procedurës.

Gazeta Blic: VV e prishi sot koalicionin me LDK. Si e patë këtë veprim të Haskukës?

Ilir Baldedaj: Veprimet e Haskukës janë dështim, i keqqeverisjes edhe kjo tregon që nuk është i aftë t’i kryej detyrat e marrura nga qytetarët.

Gazeta Blic: A fo të shkoni si AAK në koalicion me Vv nëse ju bën ofertë VV?!

Ilir Baldedaj: Janë organet e partisë që marrin vendime, nëse do të ketë ofertë për marrëveshje. Por duke e parë keqqeverisjen e VV-dë nuk kemi intres si subjek politik të shkojmë në një qeverisje të tillë.

Pas prishjes së koalicionit nga Vetëvendosje, flasin nga LDK e Prizrenit: Mytaher Haskuka veproi njëanshëm

05/06/2020 12:16

AAK del fuqishëm kundër Borrellit: Ideja e ndryshimit të kufijve e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit