Lajme

As sot nuk pritet adresimi i presidentit Thaçi, ai i shtron darkë Edi Ramës!

06/29/2020 17:30
nga:Norë Kelmendi

Pak ditë pas lajmit nga Specialja për aktakuzat ndaj presidentit të vendit, Hashim Thacit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit, në Kosovë po qëndron për vizitë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama sot gjatë ditës ka të planifikuar të takohet me të gjithë liderët e partive politike, përvec liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj me të cilin ka një kohë që të dy i kanë marrëdhëniet e acaruara.

Takimi i fundit i Ramës do të jetë me presidentin e Kosovës, Hashim Thacin.  Sipas agjendës së dërguar nga presidenca ky takim do të mbahet në ora 18:50.

Një orë pas takimit me presidentin e vendit, Rama do të darkojë së bashku me Thacin e Veselin në njërin nga restorantet e Prishtinës.

Megjithatë, në të njetën kohë ishte paralajmëruar se Thaci do të fliste për aktakuzën e Speciales, pasi që paraqitja e tij gjatë vikendit ishte shtyrë për të hënën.

Nuk dihet nëse presidenti do të flas sot për këtë temë./GazetaExpress/