Opinion

As serbi, e as turku

08/20/2019 23:23
nga:David Shkreli

David Shkreli

Të gjitha këto sondazhe, ky debat, këto thash e thëme, shkurt, këto pisllëqe për çka? Se kush do ta fundos më tepër emrin Kosovë me popullin e saj.

Për të gjitha këto arritje që numërohen me një dorë, nuk mund të themi që asgjë tjetër veqse shkaktarë kryesorë për bllokada të një pas njëshme është Serbia deri diku dhe Turqia.
Ende nuk kam hasur në ndonjë text edhe nga filosofët më me renome që spjegojnë apo flasin se deri ku mund të arrij degradimi i një populli evropian. Nga antike në mesjet, nga mesjeta e tmerrshme e deri sot, si popullit shqiptarë të banuar në Dardani as një popull nuk e kishin të njëjtin fat.

E leht është të flasim se si dhe çka investon Serbia kundër nesh. Do të ishte qesharake nëse flasim se si Turqia investon miliarda euro në Serbi ndërsa në Kosovë( në vilajetin e tyre siq e quajn disa) vetëm xhamija dhe trushpërlajre intelektuale.

E lejuar mos të them e mirëpritur po nga kjo klasë politike.
Kjo, një ndër faktorët që populli të ketë me çka të mirret ndërsa skena politike ti kryen pazarllëqet e tyre. Unë mendoj që ishin të qellimshme dhe të planifikuar mir. Tregon fakti që nga privatizimi i KEK-ut, Aeroportit….

Të kthehemi për pak qaste në pikën zero. Në at pikë kur Serbia ishte neutralizuar në çdo pikëpamje. Cilët ishin shkaktarët që bllokuan Kosovën të ringjallêt? Cilët ishin ata faktorë që Kosova, ku pas 20 viteve ndihma intelektuale dhe financiare nga jasht, të jet para dështimit? Prap Serbia, Turqia?
Jo, nuk është e vërtet. Për dështimet tona nuk duhet fajësuar askënd.

Problemi qëndron tek ne, defekte të tmerrshme qëndrojnë në mesin tonë.

E si duket zhbërja e tyre do të zgjas me dekada. E vërtetuar deri me tani.