Sporti

As Ronaldo s’i shpëton dot, 14 ditë në karantinë menjëherë pas zbarkimit në Itali

04/29/2020 18:31
nga:M K

Stërvitjet individuale në Italia fillojnë me 4 Maj, kurse ato ekipe dy javë më vonë.

Kampioni aktual, Juventusi, veçse u ka dërguar ftesë futbollistëve që po qëndrojnë jashtë vendit, të rikthehen në Apenine, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, të gjithë prej tyre do t’i nënshtrohen karantinës, menjëherë pas zbarkimit.

Gjithnjë sipas “Corriere Dello Sport”, Cristiano Ronaldo, që momentalisht është në vendlindje, në Madeira, Douglas Costa e Alex Sandro pritet që brenda pak ditësh të rikthehen në qytetin industrial, e më pastaj të izolohen.

Kujtojmë Italia, bashkë me Spanjën janë nga vendet më të prekura nga koronavirusi në kontinentin e vjetër, teksa vazhdimi i kampionatit edhe më tutje shihet me skepticizëm.

/GazetaBlic/

06/26/2020 23:55

A është “huqja” e karrierës kjo për Ronaldon?