Cool

Arusha përqafon këlyshët, pasi del nga hekurat për herë të parë – ishte përdorur për argëtimin e klientëve të një restoranti

05/16/2019 14:30
nga:L I

Një arushë e murrme përqafon vogëlushen e saj për herë të parë, pasi u shpëtua nga një jetë pas hekurave.

Sipas Mirror, përcjell Telegrafi, e vogla Coco dhe vëllai i saj Luca, së bashku me nënën e tyre Dasha, tani do të jetojnë në një vend të fshehtë në malet e Kaukazit.

Siç bëhet e ditur, Dasha u burgos gjatë gjithë jetës së saj, duke u përdorur për argëtimin e klientëve të një restoranti në Jerevan, Armeni.

Ajo ishte ushqyer me mbeturinat nga ushqimet e klientëve dhe këlyshët e saj ka gjasa të kenë pësuar të njëjtin fat.

Por ajo u shpëtua nga International Animal Rescue. /Telegrafi/