Sporti

Arturo Vidal flet pas zyrtarizimit te Barcelona

08/06/2018 16:48
nga:M K

Arturo Vidal është përforcimi më i ri i Barcelonës.

Mesfushori i përfaqësueses kiliane, ka nënshkruar për skuadrën e tij më të re, derisa nuk e ka fshehur dot gëzimin me arritjen e marrëveshjes, shkruan GazetaBlic.

“Ky është një hap i madh për mua dhe karrierën time, nga Bayerni te Barcelona, thjeshtë nuk mund t’a përshkruaj”.

Ish-futbollisti i Juventusit, është lojtari i dytë i “blaugranas” që vie në minutën e fundit, pas atij të Malcolmit. Kujtojmë që të dy këta lojtarë, deri në çastet e fundit ishin të lidhur me Interin, respektivisht Romën, por ndërhyrja e “verdhë e kuqve” i ka shtyrë ata të ndryshojnë mendje.

Vidal ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare, derisa këtë e ka bërë në prani të djalit të tij dhe zëvendës-presidentit të klubit katalunas, Jordi Mestre.

/GazetaBlic/

10/12/2019 21:47

Vidal: Ansu Fati ka një të ardhme të ndritur