Lajme

Arton Demhasaj: Thaçi e Kurti me gjuhën e tyre, po e çojnë vendin drejt destabilizimit!

05/28/2020 14:29
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kohëve të fundit i kanë ashpërsuar deklaratat mes tyre, shkruan GazetaBlic.

Me fjalët si “uzurpatorë”, “helaq”, “i dështuar”, “i dobët” e “i paditur”, Thaçi e Kurti, ka ditë që i komentojnë njëri-tjetrit në froma të ashpëra.

Por sipas analistit politik, Arton Demhasajt, të gjitha këto veprime kanë të bëjnë “kryekëput” me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Demhasaj tha për Gazeta Blic se fjalori i ashpër mes Kurtit e Thaçit, mund të çoj deri tek destabilizimi i vendit.

“Të gjitha këto veprime patjetër që kanë të bëjnë kryekëput me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është një lloj presioni që po i bëhet Gjykatës, edhe me protesta edhe me deklarata”.

“Kur kemi një acarim të tillë të dy liderëve, dhe një acarim të komunikimit të tyre, kjo ndikon tek përkrahësit e tyre dhe çon deri tek de stabilizimi në vend, si dhe në këtë kohë kur edhe po mendohet për protesta në vend”, thotë Demhasaj për GazetaBlic

Demhasaj tutje thotë se presidenti është ai që duhet të jetë më i përmbajtur në deklaratat e tij, pasi që sipas tij ai ka rol unifikues dhe nuk duhet të bëjë deklarata përçarëse.

“Këto mund ta kthejnë Kosovën shumë mbrapa, kjo vlen për presidentit sepse ai duhet ta ruajë rolin politik dhe unifikues dhe jo të bëjë deklarata përçarëse, por edhe kryeministri duhet të jetë i kujdesshëm në deklaratat e tij”, thotë Demhasaj.

Gjatë ditës së djeshme, Thaçi ka vlerësuar se Kosova asnjëherë në historinë e saj s’ka pasur shef më të keq të ekzekutivit se Kurti.

“Kryeministër më të dobët dhe më të paditur s’ka pasur ky vend”.

Menjëherë pas këtyre deklaratave u lajmërua Kurti.

Kurti, e ka quajtur helaq presidentin e Kosovës në një publikim në Facebook.

Kurti tutje ka shkruar se askush nuk do t’i nënshtrohet Thacit, dhe as qeveria në detyrë.

Siç i ka quajtur Kurti, regjimi i vjetër po refuzojnë ta pranojnë se koha e tyre ka kaluar dhe se me 6 tetor është bërë ndryshimi.

Sipas Kurtit, ky “regjim i vjetër” po duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë.

“Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre. Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq. Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?”, ka shkruar Kurti.

Prokuroria Speciale nis hetimet mbi pretendimet e Thaçit, se Kurti, Abazi dhe Sveçla kanë hyrë në dhomën e përgjimeve në Telekom!

Kurti: Amelika, Amelika, Gleneli, Gleneli, koha juve ka mbaruar!

06/30/2020 11:59

Albin Kurti është fytyrë e një patrioti për këngëtaren e njohur nga Shqipëria