Sporti

Artmotion me dy superndeshje të superligës së Kosovës në futboll, në qendër të vëmendjes derbi mes Prishtinës dhe Llapit

03/05/2021 13:34
nga:Gazeta Blic

Vikendi sportiv në kanalet e platformës më unike dhe atraktive në vend, Artmotion fillon me dy duele nga Superliga e Kosovës në futboll, duele këto që premtojnë spektakël dhe luftë deri në fund për pikë.

13:00 PRISHTINA – LLAPI ART SPORT 1

Dy prej skuadrave më në formë të Superligës, Prishtina dhe Llapi do të duelojnë edhe një herë tjetër përballë njëra-tjetrës me shpresën dhe mendjen vetëm tek rezultatet pozitive. Prishtina do fitoren për të mbetur në hap me skuadrat lidere dhe për të vazhduar ndjekjen e titullit, ndërsa Llapi për tu stabilizuar në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll.

Kur kanë kaluar 22 xhiro qysh nga starti i sezonit, tashmë Prishtina mbanë pozitën e tretë në tabelë me plotë 44 pikë të grumbulluara, apo thënë ndryshë vetëm tre më pak se skuadra lidere e Dritës së Gjilanit. Nga ana tjetër Llapi tashmë kanë 26 pikë dhe janë larguar nga ajo zona e kuqe që të rrëzon nga elita në fund të edicionit.

Në dy ndeshjet e para të zhvilluara në gjysëm sezonin vjeshtor, një herë ka fituar Prishtina teksa një herë skuadrat janë ndarë baras.

Prishtina, 11-shja e mundshme startuese:
Nika – B.Krasniqi, Bekteshi, Muça, Mici – E.Krasniqi, Zyba, Boshnjaku – Kryeziu, Abazi, Shillova

Llapi, 11-shja e mundshme startuese:
Nava – Emini, Haliti, Idrizi, Prençi – Shabani, Ramadani, Zhdrella, Sadriu, Veliu – Januzi

13:00 GJILANI – ARBËRIA ART SPORT 3

Janë dy nga skuadrat me formën më të dobët në Superligë, duke lënë mbrapa vetëm modestët e Besës së Pejës. Gjilani dhe Arbëria do të synojnë që në duelin direkt mes tyre të kërkojnë fitoren dhe këndelljen për ta pasur sa më lehtë vazhdimin e kampionatit.

Gjilani në këtë duel vjen pas një humbje nga Ballkani, ndërsa Arbëria në anën tjetër së fundmi u mposhtë keq nga Feronikeli duke u futur tashmë edhe në zonën që të rrëzon nga elita e futbollit kosovar.

Kur janë luajtur 22 duele të këtij sezoni në Superligë, Gjilani vazhdon ta mbajë pozitën e pestë në tabelë me 32 pikë, por tashmë më afër e ka rënien nga liga se sa zonën evropiane, në anën tjetër Arbëria në këto 22 xhirot e para ka arritur të grumbullojë vetëm 25 pikë, teksa tashmë ndodhen në pozitën e tetë në tabelë me vetëm një pikë më shumë se sa Drenica që është e parafundit.

Këto dy skuadra kanë luajtur dy herë kundër njëra-tjetrës gjatë stinorit vjeshtor, një fitore e ka Gjilani teksa në një rast tjetër ka triumfuar skuadra e Arbërisë.

Gjilani, 11-shja e mundshme startuese:
Koliçi – Govori, Fustar, Kastrati, Rapa – Musolli, Useini, Progni, Kçiku, Qyrbja – Nikaç

Arbëria, 11-shja e mundshme startuese:
Kaçiu – Pira, Ibrahimi, Arrabal, Avdulli – Bruqi, Bahtiri, Zabërgja – Kryeziu, Kashtanjeva, Marclei

(Artikull i sponsorizuar)