Cult

Artistja italiane sjell ekspozitë dedikuar Shqipërisë

03/06/2019 20:37
nga:Natyra

Gjendja kalimtare e ngjarjeve të mundshme” titullohet ekspozita e artistes italiane Valentina  Bonizzi, e cila vjen si një dedikim ndaj Shqipërisë. Ne ketë prezantim, artistja sjell marrëdhënien social-politike si një binom të pashmangshëm.

Artistja Italiane Valentina Bonizzi e cila e zhvillon jetën artistike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë vjen para publikut shqiptar me ekspozitën “ Gjendja kalimtare e ngjarjeve të mundshme” në mediumin e instilacionit dhe video artit

Artistja e ka realizuar këtë vepër në dualizëm  mes gërmimit te  arkivat dhe  komuniteteve, vepra e Valentina Bonizzi thekson problemet e drejtësisë shoqërore duke zbuluar potencialin për demokratizim në ridefinimin artistik të praktikave hartografike.

Puna e saj shqyrton rolin e imazhit teknik në të gjitha format e tij të zgjeruara, duke marrë parasysh politikën e kohës në lidhje me hibridin, migrimin dhe mjedisin.

Ekzistencën e individit në historinë kolektive. Valentina punon me media të ndryshme si film, fotografi, arkiv.