Cool

Artisti krijon statuja duke balancuar gurët, pa përdorur ndonjë ngjitës (Video)

04/16/2018 18:30
nga:F.B

Pantus Jansson nga Suedia, ka gjetur një mënyrë interesante që të shtendoset dhe të krijojë art, teksa ndërton statuja gurësh në tokë dhe ujëra.

Ky 33-vjeçar balancon gurët e formave të ndryshme, të cilën pastaj e lë që ta admirojnë të tjerët.

Videot ku ai tregon se  i vendos copëzat njërën mbi tjetrën, kanë bërë që në llogarinë e tij të jenë më se 100 mijë ndjekës.

Më poshtë mund të shihni statujat atraktive – prej harqeve në lumë, deri te një kryevepër prej 13 pjesëve.

Këtë hobi, artisti që në jetën e përditshme punon si postier, e kishte filluar para shtatë vitesh, kur pa një statujë të tillë në ishullin Oland dhe vendosi të mësoi si duhet punuar.

Gjysmën e më shumë të ndjekësve, ai i mblodhi për dy muaj, kur ata kuptuan se nuk është duke ngjitës.

“Forcat e balancimit, të bën të fokusohesh dhe të vë në një gjendje qetësuese” ka thënë Jansson.

Megjithëse këto fotografi nuk janë për shitje, ai po përfiton duke i shitur fotografitë e këtyre punimeve.

“Punimet i lë në ambientet ku janë realizuar dhe pas një kohe i gjej të rrëzuara për toke. Nganjëherë i shqelmoj vet, sapo t’i kem fotografuar”, ka thënë ai për statujat.