Showtime

Artistët dhe këngët më të dëgjuara të dekadës, prinë reperi Drake

12/03/2019 16:23
nga:L I

Spotify ka publikuar listën e tyre të fundvitit ku paraqiten artistët më të transmetuar të viteve 2010, si dhe këngët më të transmetuara të dekadës së kaluar, përcjellë GazetaBlic.

Kjo listë përmbanë disa fytyra shumë të famshme dhe këto këngë janë vazhdojnë të jenë hite edhe sot.

I pari radhitet këngëtari Ed Sheeran me këngën “Shape Of You” e cila numëron afro 5 miliardë shikime vetëm në Youtube.

“One Dance” është kënga e cila radhitet e dyta, realizuar nga Drake, Kyla, WizKid.

E treta është “Rockstar” nga Post Malone dhe 21 Savage, ndërsa “Closer” nga Halsey dhe grupi The Chainsmokers radhitet e katërta në Spotify, në mesin e këngëve më të transmetuara.

Ndërsa, Ed Sheeran zë gjithashtu edhe vendin e pestë me këngën “Thinking Out Loud”.

Sa i përket artistëve më të transmetuar, reperi kanadez Drake i prin kësaj liste, pasuar nga Ed Sheeran. Në vend të tretë radhitet Post Malone, ndërsa në të katërtin këngëtarja Ariana Grande dhe të pestin e zë reperi Eminem./GazetaBlic