Sporti

Arteta pas humbjes së Arsenalit: Si dreqin e anuloi golin tonë

10/26/2020 08:12
nga:Lorik J

Arsenali bie brenda fushe ndaj Leicester dhe trajneri Arteta shfaqet i zhgënjyer përpara mediave.

Ai i vë fajin edhe arbitrit që anuloi një gol për “topçinjtë”, ndërsa gjithashtu pretendon se Leicester është skuadër që mbrohet me dhjetë futbollistë.

“Ne shënuam një gol, nuk e di si dreqin na u anulua… Është shumë e vështirë të krijosh raste kundër 10 lojtarëve pas topit, ne pamë që ata e bënë këtë kundër City, i prisja ta përsërisnin”.

“Ishte një gjë shumë e vështirë për të marrë sonte”