Sporti

Arteta: Granit Xhaka ka zhvilluar sezonin më të mirë prej se ka ardhur në Arsenal, jemi të lumtur që e kemi

05/12/2023 15:18
nga:E K

Mikel Arteta ka komentuar sezonin e Granit Xhakës.

Trajneri spanjoll i Arsenalit tha se Xhaka është lojtar i rëndësishëm për Arsenalin duke potencuar se këtë sezon ka qenë i jashtëzakonshëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Nuk do t’u përgjigjem disa historive për Xhakën. Jam jashtëzakonisht i lumtur me Granitin, ai po bën një sezon të jashtëzakonshëm. Ky është ndoshta sezoni më i mirë që ai ka pasur në klub. Jemi vërtet të lumtur që e kemi”.