Sporti

Arteta: Askush s’e ka dominuar Liverpoolin si ne

01/08/2024 15:00
nga:E K

Arsenali kishte kohë që nuk regjistronte tri humbje radhazi. Skuadra e Mikel Artetës zhvilloi një ndeshje të mirë përballë Liverpoolit, por pësoi dy gola në fund dhe u eliminua nga FA Cup.

Në lidhje me ecurinë negative të skuadrës londineze, trajneri spanjoll theksoi se problem mbetet mungesa e golit. Pavarësisht se djemtë e tij krijojnë volum të madh loje.

“Pse nuk po shënojmë? Sepse topi nuk do të futet në rrjetë… Nuk po i konkretizojmë rastet tona, por askush nuk ka krijuar kaq shumë sa ne në dy ndeshjet e fundit ndaj Liverpoolit.

Kur skuadra ime luan me guxim përballë ndoshta skuadrës më të mirë në Europë për momentin, atëherë nuk më mbetet veçse të komplimentoj lojtarët e mi”, thekson Arteta.

Nuk mungon një mesazh për tifozët, të cilët presin një sulmues nga merkato dimërore. “Tifozëve u them që qëndrojnë pas skuadrës, siç kanë bërë gjithmonë në momente të vështira.

Le të mbështetin këta lojtarë që kemi, pasi kemi realisht lojtarë shumë të fortë në skuadër. Ata nuk meritojnë asgjë ndryshe duke pasur parasysh atë që po bëjnë”.

Arsenali numëron 5 pikë më pak se Liverpooli kryesues në Premier League. Gunners rikthehen në fushë në datën 20 janar, përballë Crystal Palace në “Emirates Stadium”.