Showtime

Arta Nitaj reagon sërish pas bisedës private ku pretendohej se ajo po kërkonte 5 mijë euro

03/26/2020 16:07
nga:L I

Mbrëmë në media qarkulloi një bisedë ku u përfshi emri i modeles Arta Nitaj, shkruan GazetaBlic.

Në fotografinë e publikuar pretendohet një bisedë intime e Arta Nitajt me një person tjetër, ku sipas kësaj bisede personi në fjalë pretendon se Nitaj i ka marrë atij 5 mijë euro.

“5 mijë euro për një natë”, biseda private në emër të Arta Nitaj, flet vet modelja: Montazhera a po keni punë?

Arta Nitaj reagoi ku përmes një video tha se kjo gjë ishte e montuar.

E tani ajo ka reaguar sërish duke bërë një video se si mund të bëhet një gjë e tillë, saqë mund të zgjedh personin se më kë dëshiron të flas.

Modelja zgjodhi që këtë gjë të bënte me divën e muzikës Beyonce.

/GazetaBlic