Projekti i lansuar para disa muajsh “Phanatom” nga Butrint Imeri bëri bashkë atë me modelen shqiptare, Arta Nitaj.
Dyshja u komentuan gjerë e gjatë për skenat e këtij klipi, teksa duket se kanë një shoqëri të mirë mes vete, shkruan GazetaBlic.
Butrint Imeri ka bërë me dije se shumë shpejt do të sjell në treg këngën e tij më të re, “Kuku” dhe kjo ka filluar të bëhet virale në rrjet.
Nga ana tjetër edhe Arta Nitaj vërehet se mezi po e pret këtë këngë pasi ka postuar një ‘meme’ në story të Instagramit, kështu duke etiketuar këngëtarin.
Pra kënga “Phanatom” bëri që sot e asaj dite Butrint Imeri dhe Arta Nitaj të gëzojnë miqësi duke përkrahur njëri-tjetrin./GazetaBlic/