Showtime

Arta Elezaj me ndryshim drastik të stilit të flokëve

01/11/2019 13:06
nga:L I

Aktorja e njohur, Arta Elezaj, ka ndryshuar stilin e saj të flokëve.

Bukuroshja shqiptare që njihet për rolin e saj të Xhakartës në serialin “O Sa Mirë”, njihet për jetën luksoze.

Ajo preferon të vishet shumë shtrenjtë, e tash në aspektin e dukjes ka vendosur të ndryshojë edhe më tej.

Nga një kaçurrele ajo është shndërruar në një bukuroshe me flokë të drejta.

Arta në pamje të parë duket tejet bukur, një brunetë tipike që ngjason me Dhurata Dorën.

Aktualisht bukuroshja është ‘single’, teksa njihet për stilin e shtrenjtë të jetës që bën me vetura luksoze.