Sporti

Arsyetimi qesharak i gjyqtarit që e ndëshkoi Messin me karton të kuq

07/07/2019 10:16
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për përjashtimin me karton të kuq të Lionel Messit, në ndeshjen që ylli i Barcelonës e zhvilloi me kombëtaren e Argjentinës në kuadër të duelit për medaljen e bronztë në “Copa America”, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes, fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” u shfaq tejet i indinjuar me ndarjen e drejtësisë, derisa shtoi faktin se përjashtimi i tij erdhi si pasojë e ankesave në referim pas humbjeve me Brazilin në gjysmëfinale.

Ndërkaq, gGjyqtari paraguaian Mario Diaz de Vivar e ka arsyetuar vendimin e tij duke pohuar se sulmuesi i Barcelonës e goditi fort me krah Gary Medelin.

“E mora këtë vendim në mungesë të opsioneve të tjera, sepse ai (Messi) e goditi fuqishëm me krah kundërshtarin në një moment kur topi ishte jashtë lojës”, shpjegohet Vivar.

/GazetaBlic/

10/16/2019 19:05

Messi: Pa bashkëlojtarët nuk do ta fitoja as edhe një çmim