Lajme

Arsyetimi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për votën kundër Amerikës

12/22/2017 09:11
nga:Gazeta Blic

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka theksuar se vota pro rezolutës që u kërkon Shteteve të Bashkuara tërheqjen nga njohja e Izraelit kryeqytet reflekton pozicionin e pandryshuar të Shqipërisë për këtë çështje.

“Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj të linjëzuar me Bashkimin Europian”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme, raporton TCh.
Rezoluta e parashtruar nga Egjipti thotë në tekst se çdo vendim për statusin e Jeruzalemit “është nul dhe i pavlefshëm” dhe duhet të tërhiqet.

09/22/2020 10:42

Policia amerikane qëllon me armë një 13 vjeçar autik