Sporti

Arsye e fortë, Real Madridi braktis La Ligën dhe Ligën e Kampionëve

12/06/2019 16:28
nga:M K

Real Madridi pritet të largohet nga Liga e Kampionëve, gjithsesi nëse negociatat fillestare, ose thënë ideja e presidentit Perez do të mbyllet me sukses.

Florentino po mendon për krijimin e një kompeticioni të ri, i ashtuquajtur Superliga Globale, projekti i së cilës tashmë ka filluar të ideohet, përcjellë GazetaBlic.

Kështu kanë raportuar mediat nga gadishulli Iberik, që shkruajnë se Real Madridi mund të largohet nga Liga e Kampionëve dhe La Liga, për të marrë pjesë në Superligën globale, bashkë me Milanin, Boca Juniors, River Platen, Auckland Cityn dhe Club American.

Ky kampionat pritet t’i ketë 20 skuadra, derisa synohet përfitim i jashtëzakonshëm financiar.

Negociatat do të fillojnë shumë shpejt, kurse mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë gjë më konkrete sa i përket kësaj çështjeje.

/GazetaBlic/

03/21/2020 22:13

S’e përballoi dot koronavirusin, ndërron jetë ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz