Sporti

Arsenali transferon këtë super portier

06/13/2018 12:37
nga:Lorik J

Napoli mund të ketë humbur garën për Bernd Leno pasi portieri i Bayer Leverkusen thuhet se vendosi t’i bashkohet Arsenalit.

Leno ishte shumë pranë një transferimi në Napoli, por SportBild pretendon se portieri ka pranuar një ofertë nga Arsenali, shkruan GazetaBlic

Reportohet se portieri gjithashtu ka refuzuar ofertat e Liverpool dhe Atletico Madrid.

Sipas mediave gjermane, zyrtarizimi i Lenos tek Arsenali do të bëhet së shpejti, pasi klubi nga Anglia ka gati marrëveshjen me lojtarin.

Nënkampionët e Serie A e kanë larguar Pepe Reinën në Milano dhe u mposhtën në garën për Mattia Perin nga Juventus.

Ata gjithashtu kanë humbur garën për portierin e Sportingut Rui Patricio.

/GazetaBlic/

10/11/2018 10:46

Milani pas yllit të Arsenalit