Sporti

Arsenali të martën u rikthehet stërvitjeve

03/18/2020 22:49
nga:M K

Skuadra e Arsenalit vazhdon të qëndrojë në karantinë, derisa pritet t’u kthehet stërvitjeve të martën e javës së ardhshme.

Kështu bëjnë të ditur mediat ishullore, që konfirmojnë se “topçinjtë” do të rikthehen në fushën e blertë për t’u përgatitur si është më së miri për ndeshjen ndaj Norwichit, përcjell GazetaBlic.

Kuptohet, aty janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi.

Kujtojmë, stërvitjet do të fillojnë nëse nuk do të ketë përshkallëzim të situatës aktuale lidhur me luftën ndaj pandemisë, Covid 19.

Kampionati anglez ende nuk dihet se kur do të fillojë, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Pikërisht trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është një nga të prekurit nga ky virus.

/GazetaBlic/

09/28/2020 20:40

Liverpool – Arsenal, formacionet zyrtare