Sporti

Arsenali si mos më keq, ‘përmbyset’ nga Eintracht Frankfurt – Sevilla me bilanc të qindpërqindtë

11/28/2019 22:59
nga:M K

Janë mbyllur para pak çastesh duelet e mbrëmjes në Europa Ligë.

Padyshim se vëmendja kryesore ishte në “Emirates”, aty ku ndodhi edhe befasia e mbrëmjes, shkruan GazetaBlic.

Arsenali është mposhtur nga Eintracht Frankfurti me rezultat 1-2, përkundër faktit se avansonte pas pjesës së parë. Pierre Emerick Aubameyang hapi serinë e golave në minutën e dytë shtesë të fraksionit të parë. Në të dytën, fillimisht Kamada barazoi në minutën e 55’të, para se nëntë minuta më vonë, i njëjti futbollist, të realizojë për 1-2, me ç’ka edhe regjistroi shifrat përfundimtare.

Arsenali e ka lënë të hapur çështjen e grupit F, megjithëse londinezët mund të eliminohen vetëm në rast të një humbjeje me diferencë prej pesë golash në përballje direkte me Standard Liegen.

Sevilla ndërkaq ka vazhduar me bilancin e qindpërqindtë, duke shënuar edhe fitoren e pestë në po aq ndeshje. Andaluzianët fituan pastër 2-0 përballë Qarabag.

Më poshtë të gjitha rezultatet e mbrëmjes së sotme dhe renditja tabelare pas xhiros së pestë në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në kontinentin e vjetër.

/GazetaBlic/

04/23/2020 11:56

Katër lojtarë të Arsenalit thyejnë rregullat e karantinës, mes tyre edhe Granit Xhaka