Sporti

Arsenali kompleton transferimin e Torreiras për 30 milionë euro

06/13/2018 08:03
nga:Lorik J

Pas një sezoni mjaft të mirë me Sampdorian, Lucas Torreira zgjoi interesin e një sërë klubesh, që hapën një ankand për blerjen e tij.

Gjithsesi duket se është Arsenal që ia ka dalë të marrë shërbimet e 24-vjeçarit uruguaian, duke paguar plot 30 milionë euro në arkat e Sampdorias.

Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i dorianëve, Ferrero, që tha se tashëm Torreira mund të konsiderohet një futbollist i “Topçinjve”.

Ferrero zbuloi gjithashtu se palët kanë nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, nga e cila Torreira do të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.

Lucas Torreira është i grumbulluar aktualisht me kombëtaren e Uruguait, për të luajtur në botërorin “Rusi 2018”, ku shikohet si titullar nga trajneri Oscar Tabarez.

08/20/2018 21:40

Merkato e dobët e Arsenalit, pasojat po vërehen