Arsenal kaloi në raundin e 1/16-tave të FA Cup teksa londinezët mposhtën me rezultatin 0-3 skuadrën e Ligës së Parë, Oxford.
Në fakt, ndeshja nuk ishte e lehtë për “Topcinjtë” të vilët golin e gjetën vetëm në fraksionin e dytë të lojës. Ishte Elneny ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 63-të ndërsa goditjen finale vendasve iu dha Nketiah shtatë minuta më pas.
Në fakt, sulmuesi anësor nuk u mjaftua me aq pasi shënoi sërish në të 76-tën minutë duke trefishuar shifrat.
Kështu, The Gunners vijojnë rrugëtimin e tyre në FA Cup, ndërsa në raundin pasardhës i pret një përballje tejet delikate si ano ndaj Manchester City.


