Sporti

Arsenali fillon ngritjen graduale, regjistron fitoren e tretë radhazi

01/02/2021 22:56
nga:M K

Duket se fitorja ndaj Chelseat në derbi afro dy javë më parë, ia ka dhënë të mbarën ekipit të Artetas.

Dy fitore të tjera radhazi për të besuarit e teknikut spanjoll, që tashmë fillojnë ngritjen graduale në tabelën e klasifikimit, përcjell GazetaBlic.

Sonte triumfuan përballë West Bromit, që me këtë humbje shkon në pozitën e parafundit me vetëm tetë pikë të arkëtuara.

Tierney hapi serinë e golave në minutën e 23′, para se pesë sosh më vonë, Saka ta dyfishojë rezultatin. Me këtë rezultat përfunduan 45 minutat e para.

Edhe ato përfundimtaret u takuan totalisht udhëtuesve nga kryeqendra ishullore. Lacazzete mori frerët në dorë këtë fraksion, për të shënuar dy herë në minutat 61′ dhe 65′, për tri pikë të reja të Arsenalit.

Kësisoj, topçinjtë tashmë kanë 23 pikë, gjashtë pikë më pak e një ndeshje më shumë të zhvilluar se pozita e katërt, që duket të jetë synimi kryesor i ekipit për këtë edicion.

Xhiron e ardhshme, Arsenali e pret Crystal Palacen, kurse West Bromi do të luajë ndaj një tjetër skuadre londineze, kësaj radhe kundrejt West Hamit.

/GazetaBlic/

02/18/2021 22:19

Vjen goli i dytë në takimin Benfica – Arsenal, mësoni kush ka shënuar