Sporti

Arsenali dështon dhe humb thuajse të gjitha shpresat për një vend në zonën “Champions”

07/07/2020 23:13
nga:M K

Matematikisht është ende në lojë, por realisht dhe praktikisht, vështirë të ndodhë një gjë e tillë.

Arsenali ka dështuar të marrë pikët e plota në përballjen me Leicesterin, pasi luajti baras 1-1 dhe për t’i humbur thuajse kështu të gjitha shpresat për një vend në zonën Champions, përcjell GazetaBlic.

Me këtë barazim, “topçinjtë” shkojnë në kuotën e 50 pikëve, nëntë më pak se Leicesteri i pozitës së katërt dhe pesë më pak se United që pozicionohet i pesti, por që “Djajtë e Kuq” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kujtojmë faktin se në rast të përjashtimit përfundimtar të Manchester Cityt nga garat evropiane, atëherë pozita e pestë e Ligës Premier shkon në kompeticionin më të madh për klube në kontinentin e vjetër, porse djelmoshat e Artetas do ta kenë të vështirë të arrijnë edhe atë pozitë, tani kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.

Leicesteri ndërkaq, me këtë pikë i siguron vetes frymë më të lirshme në vazhdim të kampionatit, megjithëse edhe më tutje s’ka asgjë të garantuar.

/GazetaBlic/

08/01/2020 20:34

Londra është e kuqe – Arsenali fiton garën më të vjetër futbollistike në botë, kupën “FA”