Sporti

Arsenal shpreh interesim për Dominic Solanke

06/09/2024 15:04
nga:E K

Sipas Sunday Express, sulmuesi i Bournemouth, Dominic Solanke është objektiv i Arsenalit.

Ish-lojtari i Liverpool shënoi 19 gola dhe regjistroi tre asistime për Bournemouth sezonin e kaluar. Përveç “topçinjve”, zhvillimin e Solankes po e monitoron edhe Tottenham, transmeton GazetaBlic Sport.

Mikel Arteta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues këtë verë për shkak të lëndimeve të shpeshta të Gabriel Jesus.

Pavarësisht paraqitjeve të tij të forta gjatë gjithë sezonit, ai nuk gjeti një vend në skuadrën e Anglisë për Euro 2024.

Klauzola e lirimit të Solankes është 65 milionë funte, e cila mund të parandalojë një transferim të mundshëm.

/GazetaBlic Sport.