Sporti

Arsenal dhe Manchester United interesohen për lojtarin e kombëtares së Serbisë

04/17/2018 09:55
nga:Y.K

Përfaqësues nga Manchester United dhe Arsenal ishin të pranishëm në ndeshjen që Benfika e luajti kundër Portos, të dielën për të parë Andrija Zhivkoviç, raporton O Jogo.

Anësori i Benficas, ka tërhequr interes nga jashtë me paraqitjet e tij të fuqishme që nga transferimi i tij nga skuadra e njohur serbe Partizan në vitin 2016.

Tottenham gjithashtu ka qenë i lidhur me 21-vjeçarin e kombëtares serbe, po ashtu për të kanë shprehur interesim edhe disa klube të njohura gjermane.

Zhivkovic, është 21 vjeçar dhe ka realizuar 4 gola në 49 paraqitje për skuadrën portugeze deri me tani./Gazeta Blic

04/26/2018 23:31

Ky është fajtori numër një pse Arsenali nuk fitoi sonte