Lajme

Vetëm në 24 orët e fundit janë ndëshkuar 652 persona për mosrespektim të Ligjit anti-COVID

11/22/2020 10:05
nga:A. R.

Mos respektimi i ligjit anti-covid nga qytetarët, ka detyruar Policinë e Kosovës të ndëshkoj 652 qytetarë brenda 24 orëve, shkruan Gazeta Blic.

Pavarësisht masave restriktive dhe ligjit për parandalimin e përhapjes së virusit korona, qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mos e respektojnë atë.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në tërë vendin ka shqiptuar gjithsej 652 tiketa për personat që nuk e kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit.

Kujtojmë, se Ligji për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit në Kosovë, ka hyrë në fuqi në muajin gusht.