Sporti

Arrihet marrëveshja, Balotelli kthehet në Serie A

08/16/2019 11:34
nga:M K

Pas një kohë jo edhe aq të gjatë, do të rikthehet në Itali.

Fjala është për Mario Balotellin, i cili duket të ketë arritur marrëveshje me Brescian, përcjellë GazetaBlic.

Të paktën kështu raportojnë mediat nga gadishulli Apenin, që konfirmojnë se ish-anëtari i Milanit e Interit ka refuzuar ofertën e Flamengos dhe ka pranuar atë të klubit italian.

Sot gjatë ditës, ose më së largu nesër pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i transferit nga ndonjëra prej palëve të përfshira në bisedime.

Kujtojmë se Balotelli ishte futbollist i lirë pas largimit nga Marseille dhe se te Brescia do të ketë pagë prej afro 3 milionë euro në sezon.

/GazetaBlic/

08/24/2019 15:38

Haradinaj te liqeni i Jazhincës: Kosova i ka të gjitha