Lajme

I arrestuari i UÇK-së emërohet këshilltar i Hashim Thaçit

01/23/2018 18:36
nga:M H

Një nga historitë më të përfolura në media pas përfundimit të luftës, është edhe ajo e ndodhur në shtator të vitit 1998, kur një grup i politikanëve shqiptarë nga Prishtina, ishin nisur drejt Qirez të Skenderajt dhe ishin ndalur nga ushtarët e UÇK-së. Aty besohet se ka qenë edhe Hashim Thaçi nga ana e UÇK-së dhe Veli Bytyqi nga ana e politikanëve.

Përderisa storja nuk është sqaruar asnjëherë, Thaçi dhe Bytyqi do të punojnë në një zyrë 18 vite pas kësaj historie.

Kësisoj i arrestuari nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në shtatorin e vitit 1998, Veli Bytyqi i është bashkuar të hënën ekipit të Presidentit të Kosovës. Ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës është emëruar këshilltar politik i Hashim Thaçit.

Bytyqi i është bashkuar ekipit të presidentit Thaçi, pasi kaloi rreth tre muaj në partinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Me thënë të drejtën unë Presidencën e shoh si institucion jopartiak dhe kam kaluar atje si këshilltar. Kjo ka qenë preferenca e presidentit dhe jam emëruar me vendim të presidentit Thaçi si këshilltar i tij politik”, deklaroi dje Bytyqi, për portalin Indeksonline.

Para AAK-së, Veli Bytyqi kishte qenë anëtar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në vitet 2001 deri më 2004, ai kishte shërbyer si këshilltar politik në Komunën e Prishtinës që udhëhiqej nga LDK.

Bytyqi kishte kundërshtuar vazhdimisht aktivitetin politik të Hashim Thaçit, për të cilin kishte drejtuar edhe kritika të rënda.

Madje, në shtatorin e vitit 1998 Veli Bytyqi, së bashku me kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedajn dhe anëtarët e tjerë të LDK-së Isuf Telaku e Agim Krasniqi, ishin arrestuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në Qirez të Skenderajt.

Për këtë veprim të UÇK-së ishte rrëfyer Gjergj Dedaj, i cili deklaronte se “Hashim Thaçi dhe njerëzit e tij” kishin arrestuar grupin e njerëzve në të cilin ishte edhe Veli Bytyqi, tashmë këshilltar i Presidentit të Kosovës.

Gjashtë herë zv.ministër

Historia torturuese kundër presidentit Hashim Thaçi e cila e mbajti gjallë Gjergj Dedajn në politikë.

Publié par Insajderi sur mercredi 8 novembre 2017

 

“Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Na tha: ‘Jeni të arrestuar’”, kishte rrëfyer Dedaj në një intervistë me Rubikon të KTV-së. “Mu doke qesharake, nuk e besojsha”.

Në rrëfimin e tij, Gjergjaj deklaronte se grupi i njerëzve të arrestuar nga UÇK-ja ishin maltretuar fizikisht.

Por 18 vite pas kësaj ngjarje e cila asnjëherë nuk është sqaruar, Bytyqi do të punojë krah Hashim Thaçit, njeriut që ka qenë pjesë e asaj ndalje./Insajderi.com

08/20/2018 20:46

​Presidenti Thaçi uron besimtarët myslimanë