Lajme

Arrestohet prishtinasja, sulmoi fizikisht një polic

09/27/2024 09:51
nga:N K

Është arrestuar një grua në Prishtinë, e cila dyshohet se gjatë një pike kontrolli të veturave, nuk ka zbatuar urdhërata e zyrtarit policor dhe ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta gjatë një pike kontrollit të veturave, nuk ka zbatuar urdhërata e zyrtarit policor dhe ka sulmua fizikisht zyrtarin. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.