Sot në mëngjes është arrestuar Valton Makolli, i kërkuar nga Policia e Kosovës për disa vepra penale.
Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar Zëdhënsja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot rreth orës 08:00, në stacionin e policisë Veriu në Prishtinë, të paraqitet personi i kërkuar për mashtrim, të cilit i është shqiptuar masa e arrestit policor.
Aktualisht hetuesit po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari. Faleminderit mediave dhe qytetarëve për kontributin e vazhdueshëm dhe besimin në Policinë e Kosovës”, ka thënë Ahmeti.
LEXO EDHE:
Gjendet një person pa shenja jete në Veternik, dyshohet për vetëvrasje