Pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës, sipas dëshmive të qytetarëve, kanë arrestuar një person në pjesën veriore të Mitrovicës. Pas arrestimit, u aktivizuan edhe sirenat e alarmit.
Sipas informacioneve të Radio Kontakt Plus, pak pas orës 12, disa pjesëtarë të njësisë speciale të PK-së kanë qëndruar të armatosur në qendër të qytetit derisa po kryhej arrestimi, siç deklaruan qytetarët.
Pas pak minutash, policët filluan të tërhiqen. U hodh edhe gaz lotsjellës. Rruga kryesore është bllokuar nga automjete dhe kontejnerë.
Qytetarët serbë kanë hedhur gurë dhe gjësende të tjera në drejtim të automjeteve zyrtare të policisë. Të paktën tre automjete civile janë dëmtuar.
Qytetarët u mblodhën në masë të madhe në rrugën Ivo Lola Ribara pikërisht në kryqëzimin që të çon në Lagjën e Boshnjakëve.


