Sot rreth orës 08:30 njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person, i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
B. B. (29), shtetas kosovar, kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprën blerje, posedim, shpërndarje, shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge, vepër për të cilën është i dënuar dy vjet e dy muaj.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar, sipas urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit.