Lajme

Arrestohet një i mitur në Podujevë, goditi me çekan të miturin

05/26/2024 10:23
nga:G B

Një i mitur në Bradash të Podujevës është arrestuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur një të mitur me një çekan.

Polica bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK.

“Viktima i mitur mashkull kosovar, raporton se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin të mitur mashkull kosovar, është goditur me një çekan. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit për të mitur, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.