Lajme

Arrestohet një burrë në Tiranë, ndoqi një grua – sulmoi edhe shefin e saj

03/10/2024 15:56
nga:G B

Një burrë është arrestuar në Tiranë pasi ka përndjekur një vajzë, derisa ka shkuar edhe në ambientin e saj të punës.

Po ashtu, i dyshuari ka sulmuar pronarin e kompanisë ku ajo punon dhe i ka dëmtuar automjetin, shkruan tvklan.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. V., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase duke shkuar në ambientin e saj të punës, si dhe ka goditur pronarin e subjektit ku ajo punon, dhe i ka dëmtuar atij automjetin”, njoftoi policia.